Kandidati për president të Serbisë: Kosova është e pavarur, e kemi humbur



Lideri i LSV, që ka paraqitur kandidaturën e tij për president të Serbisë, Nenad Çanak, ka thënë se shteti i tij duhet ta pranojë “të vërtetën famëkeqe” se Kosova është shtet i pavarur.

“Duke mbrojtur punën dhe arritjet e Sllobodan Millosheviç, ne nuk jemi të gatshëm që ta pranojmë të vërtetën”, ka thënë edhe një herë ai, pasi kështu diçka kishte deklaruar edhe një javë më parë, shkruan B92.

“Po, Kosova është e pavarur nga Serbia, edhe luftën e humbëm, atë luftë së cilës i prit Millosheviç”.

Ai ka thënë se duhet pranuar se me Kosovën kanë kufi dhe se kalimi i tij duhet të bëhet me pasaportë.

“Nuk e kam aspak problem ta them se Kosova është e pavarur, sepse nuk jam i interesuar që politikën ta bazoj në gënjeshtër, çka populistët e bëjnë para qytetarëve”, ka thënë Çanak./Klan Kosova

 

Kategori
KosovaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione