Komisioni i Ligjeve është mbledhur pasditen e sotme për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysni është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë të paraqitur për President.

Sipas saj të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë formularin e dekriminalizmit. Çdo kandidat mbështetet nga të paktën 20 deputetë./tvklan.al