E quajnë ballkoni i Vlorës. Kanina ofron pamje të mrekullueshme të qytetit bregdetar. Pengesë për të shijuar këtë bukuri të natyrës ishte rruga që të drejtonte në këtë fshat.

Ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe investimi shkon rreth 250 milionë Lekë. Veç asfaltimit rruga do të pajiset edhe me ndriçim.

Parashikohet që segmenti të jetë gati në fillim të muajit Qeshor. Pritet që t’i japë edhe një zhvillim zonës së izoluar prej vitesh. Fshati Kaninë mbetet një nga atraksionet e veçanta të Vlorës.

Tv Klan