Policia e Elbasanit arrestoi ish-deputetin Hamit Kosta 62 vjeç, pasi dyshohet se kanosi me armë  ish- bashkëjetuesen, 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip Hummer, policia gjeti një pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.

Nuk dihet motivi i konfliktit mes Kostës dhe 38-vjeçares.  

Ish deputeti Kosta u arrestua në lagjen 5 Maji në orët e pasdites në qytetin e Elbasanit.

Tv Klan