Ermal Meta, kantautori shqiptar i njohur përtej detit më shumë se në vendin e tij të lindjes, do t’i rikthehet konkurrimit në festivalin e Sanremos.

Këtë herë për të konkuruar mes artisteve të mëdhenj dhe jo më si pjesë e të rinjve.

 “

Nuk e konsideroj festivalin si një garë sepse kur filetet për muzikë nuk mund të flitet për garë, është sikur të gërmosh në ujë

”, tregon Ermali për mediat italiane.

Një vit më parë, Ermal Meta, 34- vjeçari me origjinë nga Fieri, u rendit i treti në kategorinë e këngëtareve të rinj të festivalit te Sanremos, ndërsa debutoi me këngën “Odio le Favole” i urrej përrallat.

Kantautori shqiptar tregon se këtë vit do të vi në skenën e teatri Ariston me një ngjarje autobiografike të kthyer në këngë.

“Vietato Morire”, e ndaluar te vdesësh, është kënga e cila flet për dhunën, dhunën mbi gratë, mbi fëmijët, mbi qeniet njerëzore.

Nën të njëjtin titull do të vijë edhe albumi i 34- vjeçarit shqiptar, i cili do të publikohet më 10 shkurt të këtij viti.

Tv Klan