Kanye WestReperi i famshëm Kanye West është gjithnjë e më pranë botës së modës, ndaj së shpejti do t’i thotë “lamtumirë” muzikës.

Një burim i afërt me këngëtarin është shprehur për “Page Six” se Kanye do të publikojë projektin e tij të ri në bashkëpunim me Paul McCartney, pastaj do t’i thotë lamtumirë një herë e përgjithmonë industrisë së muzikës.

Sipas të njëjtit burim, reperi që nga ai moment do të fokusohet vetëm në dizajnimin e veshjeve.

Mendohet se kjo zgjedhje e West lidhet me faktin se fitimet janë më të mëdha në industrinë e modës sesa në atë muzikës.

Nga ana tjetër, ylli i hip-hopit është i njohur për shijen e tij të hollë sa i përket veshjeve, madje ai shpesh këshillon bashkëshorten e tij, Kim Kardashian se çfarë të veshë.

tvklana.l