qeni-glastonb

Kanye West pati një surprizë aspak të këndshme gjatë performancës së tij në festivalin e muzikës Glastonbury, në Angli.

Teksa West ndodhej në skenë, një fans i 37 – vjeçarit vendosi që të valëviste një flamur gjigand në të cilin kishte printuar një sekuencë nga videoja porno e bashkëshortes së reperit, të famshmes Kim Kardashian.

flamuri-kanye

Në këtë video, Kim shfaqet me ish – të dashurin Ray J. Xhirimet e saj u bënë në 2004 dhe u publikuan në 2007 – ën, duke i dhënë famë 34 – vjeçares.

Ky xhest sigurisht nuk kaloi pa u vënë re, pasi pati nga ata që zgjodhën Twitterin për ta ironizuar këtë moment.

kimi ne turme

Nga ana e saj, Kim, e cila ndodhej në mesin e turmës nuk u duk aspak e shqetësuar, madje ajo ndoqi tërë krenari performacën e të shoqit. /tvklan.al