Tifozët e Juventusit janë larguar të tmerruar nga një shesh publik në Itali, pas frikës se kishin ndodhur “shpërthime” gjatë finales së Ligës së Kampioneve.

Tifozët po ndiqnin ndeshjen në një ekran të madh në San Carlo piazza në Tornio, kur shpërthimi i disa kapsollave shkaktoi panik mes tyre. Të gjithë vrapuan për në vende të sigurta duke braktisur gjithçka kishin.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA raportoi për rreth 600 të plagosur, mes të cilëve vetëm një fëmijë në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe gjoks. Fotot e disa tifozëve të gjakosur janë shpërndarë në rrjet.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli kundër plaçkitjeve në shesh dhe ka arrestuar dy persona që duke shfrytëzuar situatën kanë plaçkitur ç’kanë mundur.

Juventusi humbi (1 – 4) finalen e dytë të Ligës së Kampioneve në tre vite. /tvklan.al