Nuk ke se çfarë bën, përveçse t’u kërkosh me edukatë të qetësohen.

Kjo festë femrash në bordin e fluturimit të Ryanair përfundoi duke i nxjerrë jashtë sapo u ul avioni.

 

Femrat, të cilat mbrëmjen e së enjtes po shkonin nga Liverpool në Alicante, thuhet se ishin duke pirë alkool, ndaj bërtisnin dhe ofendonin gjatë gjithë fluturimit.

Video e filmuar nga një pasagjer në avion tregon grupin e femrave duke u zënë me stafin, njëri prej të cilëve u bërtiti: “Ulu, ulu!”

Në një moment, Josh Daley, i cili filmoi gratë e zhurmshme, e ktheu kamerën nga vetja dhe tha: “Kjo është mjaft e çuditshme”.

Të kënaqur nga largimi i bandës së zhurmshme, të gjithë brohoritën dhe duartrokitën, ndërkohë që ato po zbrisnin nga avioni.

Gjatë një deklarate zëdhënësi i Ryanair tha: “

Ekuipazhi i fluturimit nga Liverpool në Alicante (27 Korrik) kërkoi ndihmën e policisë, pasi disa pasagjere u bënë të bezdisshme gjatë fluturimit. Avioni u ul normalisht dhe policia i ndaloi këto persona. Siguria dhe komoditeti i klientëve, ekuipazhit është prioriteti ynë numër një dhe ne nuk do të tolerojmë sjellje të padisiplinuara apo çrregulluese në asnjë moment. Kjo tanimë është një çështje e policisë lokale

“./ tvklan.al