Për të qetësuar maturantët që u ngritën në protestë nga kaosi i krijuar me regjistrimet në universitet, Ministria e Arsimit njoftoi ngritjen e disa zyrave të informimit.

Në një kohë kur procesi po shkon drejt mbylljes, në Fakultetin e Mjekësisë, atë Filologjik dhe të Gjuhëve të Huaja asnjë maturant nuk ka shfaqur interes për të marrë informacion.

Ashtu siç edhe deklaruan më herët, maturantët tashmë janë të informuar rreth sistemit, por informacioni ka ardhur shumë vonë.

Por nuk mungojnë vetëm maturantët në universitete. Edhe zyrat e informimit nuk janë të ngritura në asnjë prej fakulteteve.

Maturantët që nuk u klasifikuan fitues në asnjë degë në fazën e parë, protestuan dy ditë me radhë para Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe fajësuan Ministrinë e Arsimit se për mungesën e informacionit, duke thene se ndryshimi i rregullave ne mes te vitit, kur ata i kishin bere përzgjedhjet, i penalizmi.

Tv Klan