Plot 1 350 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga autoritetet italiane në zonën e Torre Jacova të Romës. Droga u zbulua në banesën e një 18-vjeçari shqiptar, i cili përfundoi në pranga.

Sipas mediave fqinje, droga u zbulua falë kontrolleve të shpeshta në ato që njihen si “zonat e shpërndarjes”, që çoi në një vilë ku bënë kontroll.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte futur drogën në 75 qese të mëdha, të mbështjella tërësisht me celofan.

Marijuana kishte destinacion tregun e kryeqytetit italian. 18-vjeçari shqiptar u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarje dhe është lënë në burg.

/tvklan.al