Policia e Kapshticës ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis, e cila ishte fshehur në një kamion. Mësohet se kamioni me targa Tirane, kishte si destinacion Turqinë. Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj vepre kriminale. /tvklan.al