droga durres

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar 113 kg kanabis në një kamion të ngarkuar me këpucë. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, uniformat blu kanë arrestuar Xhaferr Hoxhën, 39 – vjeç, banues në Durrës i cili është shoferi i kamionit.

Në brendësi të ngarkesës me këpucë u gjetën 120 pako kanabis, për një total prej 113 kg. Mbi shoferin e kamionit rëndon akuza e ‘trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike i mbetur në tentativë’.

Pak ditë më parë, 7 persona, punonjës të Doganës dhe kompanisë që kryen skanimin e mallrave, u vunë në pranga nën akuzën se favorizuar trafikimin e kanabisit me kamiona drejt Italisë.

Bëhet fjalë për 1650 kg kanabis të kapur nga policia italiane në Portin e Barit.

Në fund të javës së shkuar, policia arrestoi gjithashtu edhe 5 persona pasi zbuloi se trafikonin drogë me një prej trageteve të linjës Durrës – Ankona.

Tv Klan