Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen e 17 kg drogë si dhe ka vënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë Agron Prenga, 26 vjeç, dhe  Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Pas informacioneve t marra se po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë.

Policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy persona të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg kanabis, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.

Në këtë mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti,  K.L., 29 vjeç.

Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet,  shtetas grek A.E., 31 vjeç, .

Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt shtetit grek.

Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale./tvklan.al