Roja bregdetare italiane arrestoi një 37-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke transportuar 214 kilogramë marijuanë në brigjet italiane në San Cataldo, pranë Leçes.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me iniciale T.L është me origjinë nga Vlora dhe është një individ i njohur për drejtësinë italiane pasi ka shumë precendentë penalë.

Roja bregdetare e Barit e kapi në flagrancë, duke transportuar sasinë e madhe të lëndës narkotike me një motor uji.

Mësohet se marijuana e sekuestruar vinte nga Shqipëria dhe nëse do të hidhej në treg, do të arrinte fitime që i kalonin 2 milionë eurot.

Në më pak se një muaj, janë sekuestruar 4 ngarkesa të mëdha droge në ujërat e Adriatikut, me një total që arrin deri në 2 tonë lëndë narkotike.

Tv Klan