Dy burra shqiptarë dhe një grua po shqiptare u arrestuan nga policia greke në Athinë, pasi gjatë një kontrolli të kryer në një banesë në lagjen Aspropirgo, u gjetën dhe u sekuestruan 23 kg heroinë.

Tre shqiptarët përkatësisht të moshave 27, 45, dhe 39 vjeçarë u arrestuan bashkë me dy grekë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Veç heroinës, atyre iu kap edhe një sasi prej 16 kg përzierës, 38 gramë marijuanë, një pushkë, si dhe 525 euro.

Sipas policisë greke, lënda narkotike magazinohej në Athinë dhe më pas shpërndahej në kryeqytetin grek, në Larisa në Selanik etj. Tv Klan