3 trafikantë shqiptarë droge ranë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 1 kilogramë heroinë të pastër, që ishte gati për shitje.

Në pranga përfunduan Klodian Leçini 35-vjeç, Pëllumb Sorra 34-vjeç dhe Shemsi Tusha 32-vjeç. Ata u ndaluan në një autostradë në afërsi të Foxhias, pasi udhëtonin me shpejtësi në dy makina të ndryshme, njëra pas tjetrës.

Vlera e heroinë shkonte në 7 deri 8 mijë euro për kilogramë nëse do të hidhej në treg. Ajo u gjet e ndarë në 4500 doza të vogla.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e shqiptarëve u sekuestrua një shumë prej 3900 eurosh./tvklan.al