Policia e Kavajës, ka arrestuar ditën e djeshme Hamdi Tallushi, 45 vjeç dhe Andi Tallushi, 27 vjeç, banues në Kavajë,  të cilëve gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 50 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit Kokainë si dhe 3 doza me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu policia e kryeqytetit ka ndaluar ditën e djeshme Maringlen Jazaj, 33 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilave gjatë kontrollit fizik i’u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 doza të dyshuar, lëndë narkotike të llojit “Kokainë”./tvklan.al