Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi kanë zhvilluar një operacion të  përbashkët antidrogë, ku janë sekuestruar 67 kilogramë drogë, si dhe janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë që transportonin lëndën narkotike.

Kapja e tyre  në vendin e quajtur Asproklisi  të  Igumenicës.

Operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.

Policia e Livadhjasë më datë 23.09.2017 rreth orës 00:23 , ka konstatuar  tre persona  të ngarkuar me çanta  që po lëviznin në drejtim të Konispolit  në sektorin e  Piramdave  67 – 68 .

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjejke të tre personave.

Ndërkohë është njoftuar menjëherë  Policina e  Igumenicës Greqi, në lidhje me situaten ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edge nga errësira po kalonin për në territorin grek.

Policia e Igumenicës  ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi  të   Igumenicës policia ka kapur tre shtetasit   se bashku me lëndën narkotike dhe konkretisht:

-B.K,  25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.

Ky shtetas ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës  dhe në momentin e arrestimit nga policia,  gjatë kontrollit fizik iu gjet  978 grame lëndë narkotike.

L.R,  28 vjeç,  banues në fshatin Ninat  Bashkia Konispol .

A.K,  25 vjeç, banues në Sarandë .

Këta dy shtetas  ishin bashkë,  dhe  kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithsej  66 kilogramë Cannabis Sativa.

Pas  finalizimit të operacionit të përbashkët, rreth orës 07:30 të mëngjesit  drejtuesi i operacionit i Policisë  së Igumenicës ka telefonuar dhe falënderuar drejtuesin e operacionit të  Policisë  Kufitare, duke i  konfirmuar  se kapja e këtyre tre shtetasve nga ana e policisë greke u arrit fal bashkëpunimit dhe  shkëmbimit të informacionit  në kohë reale të dhënë   nga ana e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës.

/tvklan.al