Policia e Vlorës ka sekuestruar 97 kilogramë kanabis në detin e Karaburunit në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të territorit tokësor dhe ujor përreth Gadishullit të Karaburunit, policia konstatoi drogën brenda në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente.

Forcat e policisë së Vlorë dhe asaj kufitare po kreh zonën dhe po punon për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al