perdhunuesitDy autorët e grabitjes dhe përdhunimit të një çifti të rinjsh, në pyllin e Semanit, me 20 tetor, u kapën teksa planifikonin një tjetër vepër si ajo e para.

Endri Goga 20-vjeç, një bari nga fshati Seman është përdhunuesi i çiftit të ri, ndërsa shoku i tij, Shaban Skeja, i kërcënonte me armën e gjahut të cilën e kishin modifikuar më parë duke i prerë tytën.

Policia ra në gjurmët e tyre disa javë më parë dhe nisi t’i mbikqyrë nëpërmjet metodave speciale, duke zbuluar edhe planin e tyre për një tjetër grabitje, e cila, sipas policisë, do të mbyllej me një tjetër përdhunim.

Në shtëpitë e tyre policia gjeti armën dhe sendet e tjera që u përdorën në grabitjen në Seman dhe që do të përdoreshin edhe në planin tjetër.

Çifti i të fejuarve e denoncoi rastin e 20 tetorit vetëm si grabitje. Por Prokuroria dyshoi edhe për përdhunimin e vajzës dhe më vonë u zbulua se pre e dhunë seksuale kishte rënë edhe djali 27 –vjecar. Ekzaminimet mjeko -ligjore konfirmuan dyshimet e akuzës.

Tv Klan