Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët transportonin gjysmë ton drogë. Të arrestuarit janë një 53 dhe 26 – vjeçar.

Ata u ndaluan në orët e para të mëngjesit në afërsi të Konicës, teksa transportonin drogën me një automjet rulo që e kishin marrë me qira.

Policia e Janinës sekuestroi në total 530 kilogramë kanabis, që dyshohet se e kishte prejardhjen nga Shqipëria. Droga ishte e ndarë në 180 pako, të cilat do t’i shpërndanin në Athinë.

Policia u sekuestroi dy shqiptarëve edhe një shumë prej 170 eurosh dhe tre telefona celularë. Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar të trafikimit të drogës./ABC News