Dy persona janë vënë në pranga në Këlcyrë, pasi iu gjetën 54 kilogramë kanabis si dhe një armë gjahu pa leje.  

Sipas policisë së Gjirokastrës, në pranga kanë përfunduar Theofan Tito, 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje” dhe Manol Qorri, 73 vjeç, të dy banues në fshatin Malshovë të Këlcyrës.

Forcat blu në shtëpinë e Titos gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 38 kilogramë, ndërsa në banesën e Qorrit u gjetën 16 kilogramë kanabis si dhe një armë gjahu me 13 fishekë./tvklan.al