Policia Kufitare Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim. Të arrestuarit janë Ozan I., 21 vjeç, dhe Elif I 18 vjeçe,  të dy lindur dhe banuese në Turqi.

Ozan dhe Elif janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Çifti do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al