Mesditen e sotme, në qytetin bregdetar është goditur një grup kriminal, të cilët në bashkëpunim në njëri – tjetrin përpunonin dhe ambalazhonin marijuanë, me qëllim tregtimin e saj.

Në pranga kanë përfunduar Hermes Kalemi 22 – vjeç, Saimir Sula 24 – vjeç dhe Enriko Driza 20 vjeç, të banues në Plazh të Durrësit.

Sipas policisë tre të rinjtë kishin marrë një banesë me qira në lagjen Nr 13, të cilën e përdornin për përpunimin dhe ambalazhimin e drogës të cilën e tregtonin kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të reja për një qese.

Në banesën e të rinjve policia gjeti dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të me marijuanë, disa qese të tjera të mbushura po me marijuanë, gati për t’u hedhur në treg, si dhe 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 22 – vjeçarit Hernes Kalemi u gjetën lëndë narkotike në formë “boçe”./tvklan.al