Një sasi prej 1 ton droge është kapur nga Policia Kufitare e Vlorës,  Delta Force dhe Rojet Bregdetare.

Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë, ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force.

Droga është kapur midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës, ku një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg me 2 persona në italian, një belg dhe një Shqiptar.

Skafistët sapo kanë parë policinë kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Sipas njoftimit të policisë deri më tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruarnga, ndërsa pjesa tjetër është duke u rikuperuar.

Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Vijon operacioni…

 

 

 

/tvklan.al