Gjirokastër/ Ka marrë fund arratia e Elis Çokut, ndaj të cilit kishte një urdhër arrest nga autoritetet italiane që prej vitit 2015.

30 – vjeçari me banim në Laç u arrestua në Kakavijë dhe pritet që të ekstradohet drejt vendit fqinj për t’u përballur me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ku rrezikon deri në 20 vite heqje lirie.

“Arrestimi i Çokut u bë pasi në datë 29 Prill është kthyer si DEPORTIV nga Policia Greke në Pikën Kufitare Kakavijë, ku nga verifikimet e kryera nga Specialistët e Policisë Kufitare rezultoi se Elis Çoku, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar Urdhër Arresti më datë 21 Korrik të 2015 për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”

,

ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg

“, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia e Gjirokastrës për mediat.

30 – vjeçari Elis Çoku, i njohur me nofkën Santa Luiza, bënte pjesë në një bandë shqiptaro – italiane të shkatërruar në 2015 -ën nga autoritetet në Romë. Ata bashkëpunonin ngushtë me familjen e famshme mafioze “Kazalezi”, që e kryente veprimtarinë e saj në zonën e kryeqytetit italian për të mbajtur nën kontroll biznesin e lojërave të fatit dhe ruajtjen e interesave në tregun e kokainës./tvklan.al