Admir Çerpja është arrestuar. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit konfirmojnë se ai është vënë në pranga gjatë orëve të vona të së premtes në Dibër.

Çerpja ishte shpallur në kërkim, si prej autorëve të të paktën dy grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit.

Prej ditësh tashmë ai kërkohej në Dibër sëbashku Admir Muratajn, i cili dyshohet të jetë kreu i kësaj bande dhe që vijon të mbetet në arrati.

Çerpja është transportuar drejt Tiranës, me masa tepër të larta sigurie ku do të merret në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Të martën e shkuar, policia vuri në pranga Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika, për të cilët gjykata dha masat e sigurisë, arrest me burg. /tvklan.al