Një 16 – vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia është ndaluar në Gjirokastër.

Ai është adoleshenti me iniciale N.K dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta i riu ka goditur me mjete prerëse 45 – vjeçarin A.D dhe 17 – vjeçarin Xh. D. Këta të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “18 Shtatori”, të Gjirokastrës./tvklan.al