Arrestohet autori i plagosjes se 32-vjeçarit Vilson Zefi një ditë më parë në lagjen Gurra të Lezhës.

Autori është një 28-vjeçar për të cilin jepen vetëm inicialet A.P.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes u gjetën 2 gëzhoja ndërsa në afërsi të Kurbinit një automjet i braktisur nga autori.

Policia thotë se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan