Kapët bosi shqiptar i drogës në Itali, kishte mbi 4000 klientë



“Il Messaggero” raporton se një shqiptar 37-vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ishte shënjestra kryesore e operacionit të antidrogës të policisë së Perugias të quajtur “Big Rock” (Guri i Madh).

37-vjeçari ishte pronari i një dyqani në Ferro di Cavallo, Fontivegge e Cortonese.

Sipas policisë, gjatë periudhës janar-mars në vitin 2013, ai ka qenë i përfshirë në 13 raste të shitjes së kokainës dhe i janë gjetur mbi 4000 kontakte në numrin e telefonit që përdorte për të kontaktuar klientët për shitjen apo shpërndarjen e drogës.

Sëbashku me 35 shqiptarë të tjerë ai u kthye në Shqipëri. Pasi kaloi pak kohë, me mendimin se tashmë ishte i sigurt dhe jashtë vëmendjes së policisë u kthye sërish në Itali, por policia e antidrogës e lokalizoi jashtë dyqanit të tij në Cortonese ku dhe e arrestoi.

Në hetim përfshihen dhe 22 persona të tjerë të arrestuar së fundmi./tvklan.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*