Autoritetet në Tiranë kanë vënë në pranga një 45 – vjeçar, i dënuar me 9 vjet burg nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Adriano Ademi, banues në Tiranë është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Pordenones Itali, me vendimin Nr.24/2017 SIEP, datë 18.09.2017, e ka dënuar me 9 vjet dhe 5 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian”

, sqaron policia e Tiranës në një njoftim të sajin.

Veprimet e mëtejshme për ekstradim e Ademit drejt Italisë do të kryhen nga Interpol Tirana.