Një tjetër i ri ka përfunduar në prangat e policisë, për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Oltjon Buzi, 22 vjeç, banues në Kallm të Fierit u arrestua pasi rreth orës 22:30 të së enjtes, u kap me një vajzë 13 – vjeçare në fshatin Kallm i Madh.

Vajza sipas policisë ishte larguar nga banesa e saj. Buzi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak ditë më parë, një rast i ngjashëm u raportua në Durrës. Një 32 – vjeçar u arrestua për marrëdhënie seksuale me një 13 – vjeçare, të cilët famijarët e kishin deklaruar të humbur që prej ditësh.

/tvklan.al