Korçë –  Policia ka kapur 18 kg lëndë narkotike, si dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Korçës, bëjnë me dije lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në fshatin Ravonik.

Në pranga ka rënë Elton Beko, 37 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në stallën e bagëtive të shtetasit të lartpërmendur, me vendndodhje në  fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pako të mbështjella me natriban plastik, me bimë të dyshuar si narkotike kanabis sativa, me peshë totale 18 KG. Policia po punon ndërkohë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al