Një 60-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi është kapur me armë dhe municione. Sipas policisë, në pranga ka rënë Dhimitër Bufi, 60 vjeç, banues në fshatin Bilçë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në një çanët sportive, Bufit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 1800 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pe leje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al