Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia thotë se ai është me iniciale D.Xh, ndërsa nuk ka bërë të ditur identitetin e tij të plotë. 39-vjeçari nga Durrësi është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Bologna.

Mbi shqiptarin e dënuar me vendim të formës së prerë rëndojnë akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe vjedhjes. 39-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin.

/tvklan.al