Një 36-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet italiane është kapur nga policia në Lezhë, pasi ndaj tij është leshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai është Arben Gjikolaj, 36 vjeç, i kërkuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar nga Gjykata e Torinos në 22 qershor të vitit 2016.

36-vjeçari nga Lezha do të ekstradohet drejt Italisë për të dalë në proces gjyqësor në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

/tvklan.al