Është arrestuar në Mal të Zi autori i dyshuar i plagosjes së boksierit Shkodran Nelson Hysa, një muaj më parë në “Urën Dervishbeg”, në Shkodër.

Kolë Progni 25 vjeç nga fshati Selcë u vu në pranga nga autoritetet malazeze, bazuar në një urdhër kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga policia shqiptare. Veç arrestimit të tij, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Valter Ksollën. Ky i fundit dyshohet si bashkëpunëtor i Prognit në atentatin e ndodhur me 6 maj të këtij viti. Nelson Hysa, boksier i peshave të rënda të ekipit të Vllaznisë u qëllua me armë pak pasi ishte ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte qenë në një kafe.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes që lanë të plagosur në këmbë 26-vjeçarin. Hysa është shpallur 18 herë kampion i Shqipërisë dhe ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.

TV KLAN