Nick Banos dhe Leonardo Sanchez patën një arritje të madhe të shtunën, kur u përballën me një piton 4.5 metra të gjatë dhe 65 kilogramë, e ia dolën që ta nënshtronin zvarranikun gjigant.

Ata e dalluan gjarpërin në shkurre pranë një rezervuari dhe u hodhën për ta kapur.

“Na u desh të luftonim në ato shkurre për të dalë

”, tha 24 – vjeçari Banos për CBS News. “

Ky gjarpër mund të heqë lehtësisht ‘qafe’ një burrë që peshon 77 kilogramë”.

Pas disa minutash, dy gjuetarët ia dolën që ta merrnin situatën nën kontroll. Njëri prej tyre e kapi gjapërin nga koka e tjetri nga bishti.

“Është e rëndësishme të sigurohesh që e ke kapur mirë në të kundërt do të jetë tepër e vështirë për ta mbajtur nën kontroll”

, shpjegojnë ata.

Dyshja punon për departamentin e Menaxhimit të Ujërave në Floridan Jugore, që ka krijuar një program pilot për eleminimin e pitonëve, për mbrojtjen e zonës./tvklan.al