Vlorë, 12 Maj 2017 – Një shqiptar i dënuar në Itali është ndaluar nga autoritetet në Vlorë. Bëhet fjalë për 35 – vjeçarin Ifran Ymeraj.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, oficerët e policisë kanë bërë të mundur kapjen e Ymerajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për akuzat

‘grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogë’.

Kjo vepër penale, sipas shtetit italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë./tvklan.al