policia3

Personi që deputeti Tom Doshi thotë se është paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat, Mhill Fufi, nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, është ndaluar nga policia.

Ai është Durim Bani, pronari i një pike bastesh në qytetin e Fushë – Krujës. Policia e ka kapur teksa po përpiqej të kalonte në Mal te Zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Ai dyshohet se është autor i vendosjes së hedhjes në erë të makinë së biznesmenit Edmond Kadiu, mbrëmjen e shkuar në Fushë – Krujë.

Menjëherë pas atentatit të dështuar, mendohet se është nisur drejt Hanit të Hotit, ku edhe është ndaluar. Ky ka qenë motivi i ndalimit, por Durim Bani mbetet i dyshuari kryesor si personi për të cilin flet Tom Doshi dhe që thotë se e ka të regjistruar dëshminë e tij, ku tregon se si do të paguhej 600 mijë euro për vrasjen e dy deputetëve.

Tom Doshi, në një prej reagimeve të tij një ditë më parë, shkruante se “Para pak ditësh është tentuar të vritet denoncuesi i skemës së vrasjes.” Durim Banit iu vendos tritol në makinën e tij më 22 shkurt.

Automjeti, një BMV X 5, ky që po shihni është marrë ditën e atentatit të dështuar kundër tij, ishte parkuar para shtëpisë së Banit, në lagjen Grumbullimi të Fushë – Krujës.

x5

Bani, pronar i një pike bastesh, para se të hipte në makinë, kishte parë në gomën e parë të saj, në krahun e shoferit dy tela. Ato lidhnin një sasi prej 400 gramësh tritol, gati për të shëpërthyer, sapo makina të vihej në lëvizje. Lënda plasëse u çaktivizua nga një njësi e posaçme antieksploziv, që shkoi në Fushë – Krujë nga Tirana.

Tom Doshi pretendon se personi që është paguar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta për ta vrarë atë dhe deputetin Mhill Fufi, ka rrëfyer në detaje para një kamere të gjithë planin e eliminimit.

Ai thotë se personi i paguar i ka rrëfyer edhe Ministrit të Brendshëm Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në zyrën e tyre të gjithë ngjarjen. Ndërsa regjistrimin e tij prej 37 minutash, Doshi thotë se është gati t’ua vërë në dispozicion Ambasadave të huaja, të cilat mund të verifikojnë autenticitetin e videos dhe faktet tronditëse që pohohen aty.

Tv Klan