Një peshkaqen tepër i rrallë ujëra të thella është kapur nga peshkatarët në një fshat në Japoni.

Krijesa 5 metra e gjatë me një gojë gjigante u gjet në rrjetat e peshkimit rreth 5 kilometra nga Porti Owase në Prefekturën e Mie.

Në fotot e postuara nga “DailyMail” shfaqet një prej peshkatarëve që mban me vështirësi hapur gojën tmerrësisht të madhe të grabitqarit, i cili peshon rreth 1 ton.

Ky lloj peshkaqeni është parë vetëm 60 herë që prej zbulimit të tij, në vitin 1976.

Pjesa më e madhe gjenden në ujërat në Japoni, Filipine dhe Taivan. Ata mund arrijnë në një gjatësi deri në 5 metra dhe jetojnë mbi 100 vjet.

Kjo lloj specie zbret deri në 160 metra thellësi gjatë ditës, përpara se të ngjiten në 12 metra për t’u ushqyer. /tvklan.al