Një ngarkesë e madhe droge është sekuestruar nga policia italiane në një operacion në brigjet e Gargano në Foggia gjatë natës.

Kanabisi u gjet dhe u sekuestrua në bordin e një jahti. Tre shqiptarë janë arrestuar si pjesë e operacionit anti-drogë, të cilët gjithashtu ishin në jaht.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Policia thotë se ata akuzohen për trafik droge.

Mjeti lundrues u konfiskua dhe u shoqërua në portin e Manfredonia. Lënda narkotike është ende duke u peshuar, por paraprakisht dyshohet se pesha e saj shtë rreth 2.5 ton. /

tvklan.al