Një sasi e madhe kanabisi është zbuluar në zonën e Novoselës në Vlorë. Banorët kanë konstatuar thasë me kanabis të hedhur në një zonë moçalore pranë fshatit Mifol. Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, pasi u sinjalizuan përmes një telefonate.

Besohet se bëhet fjalë për rreth 900 kilogramë kanabis. Burime nga policia thonë për

tvklan.al

se kanabisi është gjetur i kalbur. Uniformat blu dyshojnë se është drogë e mbartur në magazina apo depo që prej vitit 2016.

Mendohet se personat përgjegjës e kanë hedhur lëndën narkotike në det nga frika e kontrolleve policore për asgjësimin total të kanabisit. Momentalisht nuk ka asnjë informacion sa i përket autorëve që posedonin drogën.

/tvklan.al