510 kilogramë marijuanë është sekuestruar në një tjetër operacion të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italine, Guardia di Finanza(GdF), ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një person.

Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një

tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kilogramë marijuanë.

Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 – vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”105″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]