Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim pas kapjes në Ulqin të Malit të Zi 1.5 ton kanabis të nisura nga bregdeti shqiptare. Për këtë sasi rekord policia malazeze arrestoi ne 12 maj dy skafistët.

Elton Çaushaj dhe Benard Tahiraj nga Vlora. Sipas hetimeve ata ishin emigrante emigrant në Venecia të Italisë. Prokurorët shqiptare kanë kërkuar të dhënat nga homologet maqedonase dhe po punojnë për identifikuar personat e tjerë të cilit mund të jenë përfshirë në këtë trafik.

Dy të arrestuarit nga Vlora kanë refuzuar të japin detaje rreth ngarkesës  dhe destinacionit përfundimtare. Policia malazeze dyshon se lënda narkotike do të kalonte tranzit në vendin fqinj dhe më pas në rruge tokësore do të shitej në vendet e bashkimit europian. Policia shqiptare dhe ajo malazeze dyshojnë se skafi është nisur nga bregdeti i Vlorës ose Lezhës dhe ka udhëtuar afër bregut me qëllim shmangien e radarëve.

Tv Klan