Policia e Shteti ka reaguar në lidhje me artikujt e publikuar në media për kapjen e 10 ton kanabis bllokuar nga policia italiane në portin e Ankonës Itali dhe vinte nga Shqipëria.

Nëpërmjet një komunikatë për shtyp policia bënë me dije se:

Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht  duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit.

Lajmi është tërësisht i pavërtetë.  Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar.  

Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë .

Policia e Shtetit mbetet tërësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë./

tvklan.al