Kavajë- Një ditë pas operacionit ku u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë kanabis në përfundim të hetimeve të para hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajës si dhe me Prokurorinë janë  arrestuar 5 persona, shpallur në kërkim 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas, më konkretisht:

Janë arrestuar  :

– Arvis Muçaj, 24 vjeç

– Joni Sadikaj, 18 vjeç

– Roland Hysenbelliu, 37 vjeç

– Aristotel Kasa, 23 vjeç

– Kejvi Hajdari , 22 vjeç

Procedohen në gjendje të lirë shtetasit :

– Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit :

– E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale./tvklan.al