Kapshticë – Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, duke poseduar kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët  e Sektorit  të Hetimit të Krimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Zenel Çeno, 45 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas u kap nga patrulla e kufirit, mbi fshatin Vërnik – Devoll, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, për në shtetin Grek.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, iu gjetën të fshehura rreth 1518 Euro, 420 (Euro) prej të cilave, dyshohen të jenë kartëmonedha të falsifikuara.

(Gjithashtu Zenel Çeno, rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi për këtë të fundit, është lëshuar urdhër ndalimi më datë 22.07.2016, për veprën penale “Vjedhja”)/tvklan.al