karkaleca 2Përbërësit:

1 kg karkaleca

300 gr djathë feta

1 kuti salce domate e lëngshme

1 kuti salce domate të prerë në kubike

1 qepë e grirë

1 filxhan vaj ulliri

Piper, kripë dhe majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë karkalecat duke ruajtur kokën dhe bishtin dhe më pas i vëmë në tavë. Skuqim qepën dhe i hedhim të dyja salcat e domates bashkë me kripën dhe piperin. Me salcën e përgatitur mbulojmë karkalecat e vendosur në tavë dhe sipër i hedhim një shtresë me djathë feta. Tava duhet të mbulohet me letër alumini dhe të piqet në furrë për 40 minuta.

tvklan.al/v.h